Kryeministri

Çfarë nuk keni parë mbrëmë/ Rama frikësohej nga studentët, RENEA kishte rrethuar TCH

Edi Rama mbrëmë ishte i ftuar në një të ashtuquajtur debat me studentë në Top Show.
Në këtë studio, Rama është përballur me disa studentë, të gjithë të përzgjedhur nga organizata socialiste FRESSH dhe që janë futur me listë.

Por ajo që ka bërë në sy është fakti, se Rama është kapur nga paniku dhe ka frikë nga studentët protestues.

Siç edhe mund të shikoni në foto, të realizuara në studiot e TCH më shumë se 1 orë e gjysëm para debatit, janë parë forcat e gardës, por edhe forcat RENEA-s.

Frika dhe paniku e ka përfshirë Ramën nga protestat e studentëve, aq sa merr edhe RENEA-n me vete kur i duhet me dalë në ekran.