Kujdes

Çfarë nuk duhet të lini në veturë gjatë dimrit

Gjatë dimrit duhet të jeni të kujdesshëm për atë që lini në veturë.

Ju nuk duhet t’i lini këto gjëra në veturën tuaj:

Telefon mobil, tabletë ose laptopë

Mos i lini këto pajisje në veturë nëse temperatura bie nën zero gradë Celsius. Bateritë në pajisje të tilla mund të dëmtohen nëse ato janë të ekspozuar ndaj temperaturave nën zero për një periudhë më të gjatë kohore.

Barnat

Ato duhet ruajtur në temperatura prej 14 deri në 30 gradë Celsius, dhe nëse ruhen në temperatura të ulëta dhe të larta, mund të humbasin efektivitetin e tyre.

Objekte druri

Mos i lini instrumente muzikore prej druri, pjesë mobiliesh dhe objekte të ngjashme druri në veturën tuaj, pasi mund të dëmtohen përgjithmonë në temperatura të ulëta dhe në ajër të thatë, transmeton KosovaPress.

Ushqime të konservuara

Një nga përparësitë e ushqimeve të konservuara është jetëgjatësia e tyre, por kjo nuk do të thotë se i tolerojnë të gjitha temperaturat. Ato duhet të ruhen në temperaturë mbi 10 gradë Celsius.