Çfarë ndryshimesh do të ketë UP-ja me statutin e ri?

Grupi punues për ndryshimet në Statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë filluar takimet.

Një prej propozimeve që do jetë në shqyrtim është edhe ndryshimi i datës së fillimit të vitit të ri akademik.

Nga 1 tetori, pritet të zhvendoset rreth 2 javë më herët, gjë e cila u mirëprit nga studentët që përfaqësohen në këtë grup.

Ndryshimet e disa neneve e dispozitave të Statutit do kenë të bëjnë edhe me qartësimin e kompetencave, të cilat jo rrallë përzihen mes Këshillit Drejtues e Senatit.

Studentët premtuan që përpara do qojnë edhe çështjen e ngacmimeve seksuale, derisa drafti i këtij dokumenti pritet të jetë i gatshëm në fund të majit.

Për të qenë në fuqi, ndryshimi i Statutit, duhet të kaloj në disa faza, teksa finalja është kalimi në kuvend./klankosova