Çfarë ndodhi me gruan që ia preu burrit penisin?

Një grua në Karolinën e Veriut është arrestuar pasi ia ka prerë burrit të saj penisin.

James Frabutt (61), thotë se gruaja e tij Victoria Thomas Frabutt (56), e ka lidhur dhe ia ka prerë penisin, shkruan Daily Mail.

Menjëherë pas sulmit, autoritetet kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë dërguar viktimën për trajtim në spital.

Penisi i tij është vendosur në një kuti me akull dhe i është dërguar personelit mjekësor.

Gjendja e tij shëndetësore aktualisht nuk dihet, kanë njoftuar autoritetet amerikane pas rastit.

loading…