Çfarë ndodh nëse Thaçi drejton bisedimet me Serbinë? Ja përgjigja e Kurtit

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV.

I pyetur nëse ndërkombëtarët do të thërrasin Hashim Thaçin në bisedime me Serbinë, çfarë do të bëjë Albin Kurti, kreu i VV është shprehur se kjo është shkelje e kushtetutës.

Nëse do të ndodhje kjo, kjo është shkelje e kushtetutës. Është gjykata Kushtetuese që ka vendosur se drejtues i negociatave me Serbinë është kryeministri. Hashim Thaçi do të jetë drejtues i shtetit, por ai nuk do të mund të drejtojë apo bëjë politikën e jashtme. Është problem të bësh marrëveshje me dikë, kur nuk pajtohesh as për faktet.

Ne themi se kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra, Serbia thotë shkije. Ne themi na kanë djegur shtëpitë, Serbia thotë terrorist. Ne themi që na kanë vjedhur fondet bankare, të pensioneve, Serbia thotë prap terrorist.

Nëse serbët nuk pranojnë të diskutojnë këto gjëra, çfarë ndodh?

Unë si drejtues do të mbledh spektrin politik në Kosovë dhe do të bëj një listë të kërkesave. Në këtë listë unë do të përfshijë edhe liderët e tjerë të partive opozitare. Serbia para se të jetë e fiksuar pas territori, është shoviniste ndaj shqiptarëve. Serbinë e pengojnë shqiptarët.

A mendoni se kjo listë i bllokojnë bisedimet?

Edhe dëshmorët po të çohen nga varret, nuk ja falin borxhet Serbisë, jo më ne që jemi të gjallë. Jam shumë kureshtarë të di se çfarë përgjigje do të japë Serbia. Këtë do ta bëj edhe si shqiptar, si kryeministër. Serbia ka vrarë 160 mijë jo serbë në luftërat e tyre. Nëse 1 serb ka vrarë, 1 mijë kroatë, boshnjakë, apo shqiptarë janë vetëm 160 kriminelë që kanë qenë në burgjet e Serbisë.

loading…