Çfarë moti në pret në maj: Sh, shi, shi, diku edhe borë. Ja kur fillon i nxehti

Kohë më shi dhe e ftohtë na pret të paktën deri më 18 maj, ku sipas parashikimeve, pritet rritja e temperaturave dhe do të ketë më pak shi.

Sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot shumë i ftohtë për maj, me temperatura maksimale nga 6 deru në 14 gradë, me shi, kurse në viset malore edhe me borë.

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku në fillim të javës do të vazhdoj të depërtoj mbi rajon duke sjellur mot të paqëndrueshëm dhe me shi, derisa nga veriu i kontinentit masa të ftohta arktike që do të shtrihen mbi vendin tonë, do të zbresin temperaturat nën vlera mesatare, shkruan Ballkani.info.

Ditën e mërkurë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve meteorologjike, me kthjellime dhe rritje të temperaturave gjatë ditës.

Nga dita e enjte sërish fusha të presionit të ulët do të shtrihen mbi rajon duke favorizuar mot me vransira dhe të reshura me shi, kryesisht orëve të pasdites, ndërsa temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare.

Parashikimi:

6.05 – Më ftohtë. Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me shi, e që ditën do të shoqërohen edhe me bubullima.

7.05 – Ftohtë. Kryesisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu.

8.05 – Në mëngjes ftohtë. Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell.

9.05-10.5 – Të enjten kryesisht me vransira, pasdite me reshje lokale shiu. Ditën e premte vransira dhe intervale me diell. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimale do të zbresin nga 7C deri në 2C, ndërsa ato maksimale në fillim të javës do të zbresin deri në 10C, e në pjesën e dytë të javës do të rriten deri në 17C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga perëndimi dhe veriperëndimi 4-9m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale. /Ballkani.info/