Çfarë moti do të mbajë në Kosovë Natën e Vitit të Ri?
30.12.2019 – Ditën e fundit të vitit 2019 dhe ditëve të para të vitit 2020, vendi ynë do të jetë nën dikimin e zonave anticiklonike mbi Europën qëndrore, që gradualisht do të zhvendosen mbi rajonin tonë.
Mirëpo, në natën e ndërrimit të motmoteve mbi rajon do të kalojë një front i ftohtë, që mbrëmjen e së martes dhe ditën e mërkurë sjell vransira kalimtare, me mundësi që vende-vende të bien reshje të dobëta bore.
Në aspektin termik, masa të ftohta ajrore do mbeten prezente mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot të ftohtë, në mëngjes minimalet do të jenë në vlera negative, e gjatë ditës temperaturat do shënojnë rritje në vlera pozitive.
Ditën e martë nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj dhe vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme, e ditën e mërkurë pritet të zbresin edhe në vlera mesatare.
31.12.2019 – Pas mëngjesit shumë të ftohtë dhe me ngrica, gjatë ditës kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare, e vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 1.
1.01.2020 – Ftohtë, vransira të ndryshueshme, por me intervale më të gjata me diell. Në lindje dhe juglindje të vendit, pasdite dhe gjatë mbrëmjes, mundësi për fjolla bore. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 1.
