Vlora Çitaku
Çfarë i tha Facebook Vlora Çitakut kur e njoftoi se ia ka mbyllur faqen
Nënkryetares së PDK-së, Vlora Çiktakut i është mbyllur faqja në Facebook. Për këtë ajo njoftoi vetë në llogarinë e saj në rrjetin tjetër social, Twitter.
Çitaku publikoi edhe mesazhin, përmes së cilit rrjeti social Facebook e kishte njoftuar për çaktivizimin e faqes. Aty thuhet se aktiviteti i saj në Facebook nuk ka qenë në përputhje me rregullat.
Llogaria juaj është çaktivizuar. Nuk mund ta përdorësh Facebook-un sepse llogaria jote, ose aktiviteti në të, nuk i ndoqi standardet tona të komunitetit. Nuk mund ta shqyrtojmë këtë vendim sepse ka kaluar shumë kohë që nga çaktivizimi i llogarisë suaj”, thuhet në mesazhin, përmes së cilit Çitaku është njoftuar për mbylljen e faqes.
Çitaku tha se nuk i ka shkruar kurrë rregullat.
“Jo se mërzitem kaq shumë Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për ta çaktivizuar Facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË. Mund ta kem një ose dy ide se kush e ka raportuar faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”, shkroi ai në Twitter.
Not that I care that much @Meta, but you have zero grounds to disable my @facebook. I have never violated the rules, NEVER.
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) February 13, 2022
I might have an idea or two as to who reported my page, but this is simply ridiculous.
Anyways. pic.twitter.com/uMilW6tmmH