Çfarë i shkaktoi këto shenja në trurin e këtij djali?

Kur një djalë 21 vjeçar nga filloi të përjetojë kriza, doktorët i skanuan trurin dhe panë një pamje të çuditshme. Truri i tij ishte pushtuar nga cista parazitale që iu kishin formuar si shkak i infeksioneve.

Djali 18- vjeçar u dërgua në emergjencë pasi përjetoi kriza ku e humbi vetëdijen dhe përjetoi eksperienca të kontraksioneve të pakontrolluara të muskujve. Simptomat tjera ishin djersitje, skuqje e syve dhe dhimbje kronike të kokës. Pasi iu nënshtrua skanimeve të trurit, ato rezultuan që truri i tij ishte i pushtuar nga një numër i cistave të shpërndara në shtresën e jashtme të trurit apo korteksin cerebral.

Ky djalë u diagnostikua me neurocystecercosis- një sëmundje parazitale, që paraqitet si shkak i një infeksioni të disa ‘vezëve’ mikroskopike të një lloji të bakterit e cila mund të shpërndahet në të gjithë trupin, dukë përfshirë edhe trurin, muskujt, lëkurën dhe sytë, shkruan Livescience.

Raste të tilla janë të përhapura sidomos në Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi dhe ky lloj bakteri është një nga faktorët kryesorë që shkakton kriza neurale, kjo sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Kjo sëmundje mund të jetë vdekjeprurëse, dhe nëse numri i cistave rritet atëherë është e pamundur që ky rast të trajtohet me anti-parazitë, sepse mund ta përkeqësojnë inflamacionin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, parandalimi i infektimit me bakteren Taenia soilum ndikon në parandalimin dhe zbutjen e simptomave që ky infeksion mund të shkaktojë.