Çfarë fati| Dy herë fitues lotarie brenda muajit

Një burrë nga Michigan i SHBA-së është tejet me fat, meqë ka fituar dy çmime të lotarisë brenda një muaji, me një total prej më shumë se 1.3 milion dollarësh.

“Kur pashë tre simbolet e jackpot-it në të njëjtin rresht, kapa menjëherë telefonin tim për të skanuar biletën në aplikacionin e lotarisë.

Kur pashë shumën të dilte në ekran, iu drejtova shokut tim dhe i thashë: “Ti nuk do ta besosh këtë!’ Isha pa fjalë”, kujton 33-vjeçari.

“Fitimi i këtij çmimi është ndryshimi i jetës. Kjo do të më lejojë të bëj gjëra që nuk do të ishin të mundura ndryshe”, shtoi ai.