Çfarë është RQ-4A, droni i Ushtrisë Amerikane që e rrëzoi Irani?

Droni i Ushtrisë Amerikane që u rrëzua nga Irani ishte një RQ-4A Gobal Hawk, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një deklaratë.

“Ky ishte një sulm i papranueshëm ndaj një aseti amerikan mbikëqyrës në hapësirën ndërkombëtare ajrore”, tha Kapiteni Bill Urban.

Urban e identifikoi dronin si një RQ-4A Hawk, duke shtuar se aeroplani “ofron inteligjencë në kohë reale, vëzhgon dhe kryen misione zbuluese mbi oqeane dhe rajone bregdetare”.

Një RQ-4 Global Hawk qëndron në një hangar në Stacionin Sigonella, Itali.

Një zyrtar i Marinës Amerikane tha për CNN se kostoja e një droni RQ-4A Global Hawk është 110 milionë dollarë. Ky dron ka kryer më shumë se 250,000 orë fluturime që nga 2001 dhe ka mbështetur misione të ndryshme të SHBA-së në Irak, Afganistan, Afrikë dhe Azi.

Duke pasur shumë senzorë, ky dron është i dizajnuar të kap imazhe në kohë reale dhe në rezolucion të lartë të tokës në të gjitha kushtet e motit – natën ose ditën.

Droni mund të fluturojë edhe në kushtet më të tmerrshme të motit, nëpër erë dhe stuhi, për më shumë se 24 orë. RQ-4A mori certifikatën ushtarake nga Forca Ajrore Amerikane në janar të vitit 2006, duke theksuar se “ka dëshmuar që mund të kryej operacione të sigurta dhe të sigurta”.