Çfarë është ky emër palidhje ‘Zëri’: Elita Rudi replikon me ndjekësen

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko ka afro tash e dy vite që janë bërë prindër për herë të parë.

Ata e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Zëri, e që është pëlqyer nga shumë prej përkrahësve të çiftit, por ka pasur edhe nga ata që nuk e kanë pëlqyer si emër.

Një ndjekëse në Instagram i ka shkruar së fundmi bukuroshes Rudi, duke i replikuar në një fotografi që ajo publikoi në InstaStory, ku shfaqte një imazh të sajin dhe të Zërit pak pas ardhjes në jetë të tij.

“Emër Zëri?? Hej zot u bëftë 100 vjet por edhe ju andej nga Shqipëria emra palidhje, zaëri, ajka etj. Nuk mendoni për të ardhmen e fëmijës se si mund të tallen të tjerët. Ta them nga eksperienca personale. Klb”, ka qenë mesazhi i shkruar nga ndjekësja.

Ndërkohë nuk ka vonuar edhe shumë përgjigja e Elitës, e cila ia ka kujtuar ndjekëses që të dy emrat në fjalë, janë emra puro shqip.

“Zonjë e dashur, paqtë shëndet gjithmonë djali yt, Noi, por mos e baj dert për Zërin dhe Ajkën se do e mbajnë me krenari emrin e tyre shqiptar. Puthje”, ka qenë përgjigja e Elitës.

Të njëjtën, Rudi e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke e bërë kështu replikën e saj publike.