Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Kur bota po përpiqet të gjejë një kurë për pandeminë e frikshme të koronavirusit, Kina ka shënuar vdekjen e parë nga hantavirusi.

Një burrë kinez vdiq për shkak të hantavirusit, njoftuan mediat kineze, duke përhapur panik në një kohë kur bota po lufton pandeminë e koronavirusit. Sidoqoftë, hantanvirusi nuk është një virus i ri dhe ka infektuar njerëzit për dekada të tëra, shkruan IndiaToday.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se virusi përhapet kryesisht nga brejtësit.

Sipas tyre, “Hantaviruset në Amerikë njihen si ‘Bota e Re’ dhe mund të shkaktojnë sindromën pulmonare hantavirus (HPS). Hantaviruset e tjera, të njohura si ‘Bota e Vjetër’, gjenden kryesisht në Evropë dhe Azi dhe mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS)”, thuhet në faqen e internetit të CDC.

Numri i përgjithshëm i atyre që janë infektuar nga koronavirusi globalisht është afër 400,000 dhe shkencëtarët ende nuk kanë gjetur një kurë për të. Numri global i vdekjeve ka kaluar shifrën 16.500.