Ngjarjet e ditës

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 23 tetor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer. (Kabineti i Presidentit, ora 09:00 – vetëm pamje)

Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, ora 09:25)

Instituti “Columbus” organizon debat për hartimin e listës esenciale të barnave (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Policia e Kosovës organizon hapjen e fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet” (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 – vetëm pamje)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial sipas këndvështrimit dhe vlerësimit të qytetarëve” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

Kryeministri i Republikës së Kosovës pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç mbajnë konferencë për media (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 10:50)

Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë do të promovojë “Programin e Shoqërisë Civile për Shqipëri dhe Kosovë” (KCSF, ora 11:00) Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten rekomandime lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Bošković. (Kabineti i Presidentit, ora 11:20 – vetëm pamje)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00) Mblidhet Qeveria e Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00) Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të shkollës së lartë profesionale Cacttus Education (Hotel Sirius, 15:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon panel diskutimi me temën “Leja prindërore dhe barazia gjinore në Kosovë”, (NANA fashion, food and more, ora 16:00)

Inaugurohet projekti “Prishtina: Qyteti i Nderit dhe Mirënjohjes”, e frymëzuar nga “Prishtina: Lulëzimi” (Muzeu i Kosovës, ora 16:30) Asociacioni i Arkitektëve te Kosovës organizon Diskutim Profesional për “Sallën Koncertale” (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare (ish Instituti i Historise, ora 17:00).