Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Fianancimit ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. Në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, dhe ai i Kursimeve Pensionale për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur Shitjen e Aseteve me Likuidim SHAL 59. Dorëzimi i ofertave për asetet e ofruara në këtë shitje bëhet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa hapja e ofertave fillon nga ora 12:30. (Salla e konferencave – Hotel Grand, ora 10:00 – 12:30)

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini e pret në takim sekretaren e Ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Daciq. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Zyrat e AKB-së, Prishtinë, ora 11:00)

Federata e Hendbollit e Kosovës mban konferencë për shtyp rreth fillimit të tournamentit IHF Trophy për grupmoshat U18 dhe U20. (Lokalet e FHK-së, ora 11:00)

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku pret në takim drejtoreshën menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore. (Zyrat Byrosë së Sigurimit, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:30)

Zëvendëskryeministri i i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 14:00)