Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë
Ditët e para të janarit në Kosovë nuk u shënuan me aktivitete, kjo pasi institucionet publike janë ende në pushim.
Sot janë paralajmëruar të ndodhin vetëm tri ngjarje ditore, transmeton Ballkani.info.
11:00
Në shtatë vjetorin e ndarjes nga jeta të gjeneral Shaban Shalës, sot bëhen homazhe te varri i tij. (Varrezat e Dëshmoreve, Velani, Prishtinë)
12:00
Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, organizon tryezë tematike në shënimi të 75 vjetorit të Konferencës së Bujanit. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë)
12:30
Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) mbanë mbledhje të jashtëzakonshme, me pikë të rendit të ditës “diskutimi lidhur me ndalesën e avokatëve për të hyrë në objektet e gjykatave”. (Zyra e OAK-ut Prishtinë).