Ngjarjet e Ditës

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

09:45
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezën “Promovimi i grave në ndërmarrësi dhe vendimmarrje”. Marrin pjesë ish-presidentja Atifete Jahjaga; Lisa Magno, shefe e USAID-it në Kosovë etj. (OEAK, Pejton)

10:00
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) mban konferencën përmbyllëse të fundvitit. (Ndërtesa e KPMM-së, Rr. “Armend Daci”, Prishtinë)

10:00
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), me Forumin ZFD dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), organizojnë ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Organizata “Let’s Do It Kosova” mban konferencë në lidhje me të arriturat gjatë fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Istog)

10:00
Instituti Demokrati i Kosovës (KDI), mban takim diskutues në lidhje me analizën e shkurtër mbi financimin e subjekteve politike dhe transparencën në fushatë. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë) *

10:00
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të Zyrës Komisionit Europian në Kosovë dhe përfaqesuar MAPL-së vizitojnë mbarëvajtjen e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan – Kumanovë për modernizimin e tregjeve. (Restorant “Planet”, Gjilan)

10:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon diskutimin me temën “Gjykata Speciale në vitin 2019: Pritjet, problemet dhe pyetjet e mbetura”. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë)

11:00
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila funksionon në kuadër të MTI-së, organizon ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për top ndërmarrjet më konkurrente të vitit 2018. (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë)
11:00
Kolegji UBT organizon një nismë për dhurimin e dhurimin e palltove për persona në nevojë me moton “Nuk të duhet? Dhuroja dikujt që ka të ftohtë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
11:00
Zyra e BE-së prezanton rezultatet e studimit të fizibilitetit dhe dizajnin paraprak, si dhe vlerësimin për ndikimin mjedisor dhe social për zbatimin e seksionit Prishtinë – Autostrada Merdar. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) organizon konferencë për medie në lidhje me fushatën për legalizimin e armëve. Marrin pjesë ministri Ekrem Mustafa,; koordinatori i Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla, Izmi Zeka; Alessandra Roccasalvo nga UNDP etj. (MPB, Salla P01)

11:00
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim shqyrton Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale etj. (Kuvendi i Kosovës, N302)

11:00
Rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, Qendra Rinore e Ferizajt dhe organizata GIZ, bëjnë hapjen zyrtare të projektit “One for all”. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj)

11:00
Përurohet libri “Komandant Jetë Hasani – Heroi që i bashkoi armët me UÇK-në dhe triumfoi në batalionin e II-të, Brigada 121”, i autorëve Avdi Ibrahimi dhe Naim Musolli. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

14:00
ForumZFD lanson numrin e 10-të të Balkan. Perspectives (revistë mbi ballafaqimin me të kaluarën). Me këtë rast organizohet një mini-ekspozitë me artistë kosovarë, një diskutim publik dhe koktej. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:00
Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) shënon 65-vjetorin e themelimit. Me këtë rast do të shfaqet një film dokumentar që paraqet punën e kësaj federate dhe shumë brezave të hendbollit kosovar. (Sheshi 21″, Prishtinë)

14:00
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të Zyrës Komisionit Europian në Kosovë dhe përfaqesuar MAPL-së hapin qendren “Open Door” në objektin e Shtëpisë së Rinisë për trashëgiminë kulturore jomateriale, e më pas do të vizitojnë projektin tjetër të agro-biznesit. (Shkolla e Agro-Biznesit “Arbëria”, Gjilan)

14:00
Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:00
Inaugurohet Qendra Artizanale dhe Panairit në Gjilan. Marrin pjesë kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri; Libor Chlad nga Zyra e BE-së etj. (Qendra Rinore, Gjilan)

14:45
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) do të formalizojë marrëveshjen me Ambasadën Britanike dhe UNDP-në për implementimin e projektit të përbashkët për rritjen e llogaridhënies institucionale dhe transparencën buxhetore të shpenzimit të fondeve publike. (Ndërtesa e ish-Rilindjes, kati 13)

17:00
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mban ceremoninë e shpalljes së laureatëve në futbollin e Kosovës për vitin 2018. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

19:00
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, mban takimin e fundvitit me gazetarë. (“Social Lounge”, Rruga B)

20:00
Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspozitën e artistit Gani Llalloshi “Qielli është i kaltër”. (Galeria Kombëtare)