Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?
Ngjarjet e datës 22 dhjetor
Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, organizon tryezën “Parandalimi dhe luftimi i problemeve të mjedisit”. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. (Objekti i Komunës së Malishevës, ora 09:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë dhe Tregti, në të cilën do të behët plotësimi i panelit për zgjedhjen e Bordit të KOSTT-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 09:45)
Vazhdon Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të ketë debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë përurimin e Stadiumit në Shtime. (Shtime, ora 11:00)
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian mban diskutimin “Mënyrat e përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave dhe bashkëpunimi në këtë proces”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)
Grupi i Këshilltarëve komunal të Prishtinës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, mban konferencë. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Objekti i Komunës së Deçanit, ora 15:00)