Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli marrin pjesë në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, ku janë të ftuar Skender Reqica – ministër i Punës, Shyqiri Bytyçi – ministër i MASHT-it, Uran Ismaili – ministër i Shëndetësisë, Kujtim Gashi- ministër i MKRS dhe Organizata Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 10:00)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën ku prezanton propozimin për “Minimumin e një Platforme për Dialogun e Fazës Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Rexhep Luci, 16/1 , hyrja ngjitur me qendrën Orion, kati 2, ora 11.00)
Mbahet foto-ekspozitë në 15-vjetorin e Shoqatës së intelektualëve Jakova. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 11.00)
Mbahet akademi solemne në 15-vjetorin e Shoqatës së intelektualëve Jakova. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 12.00)
Kryeministri Ramush Haradinaj takim me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës Salla C203, ora 13:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku do të intervistohet ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 10, ora 13:00)
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 16.00 – pamjet për media nga ora 17:00 – konferenca për media mbahet në ora 17:30)