Pas gati 66 vite në fron, Mbretëresha Elizabeta II, është mbretëresha që i ka shërbyer më së gjati vendit të saj, në historinë britanike.
E lindur në vitin 1926, pritej që ajo të jetonte një jetë relativisht normale, por në vitin 1952, me vdekjen e babait të saj, ajo ishte trashëgimtarja e monarkisë britanike.
Operacioni “Ura e Londrës” është operacioni për të cilin askush nuk dëshiron që të flasë, pa marrë parasysh se të gjithë e dinë se herët apo vonë do të ndodhë.
“Ura e Londrës” është operacioni që ndërmerret në rast të vdekjes së mbretit ose mbretëreshës së një vendi, e që në fakt do të ketë ndikim shumë më të madh në jetën e qytetarëve, sesa mund ta keni menduar.
1: Në ditën kur Mbretëresha Elizabeta II do të vdes, i pari që do të lajmërohet është, Edward Young, sekretari privat i mbretëreshës. E kështu detyra e tij është që ta përhap lajmin, se operacioni “Ura e Londrës” do të fillojë të zbatohet.
2.Young, përmes linjës së sigurt të telefonit, do ta lajmërojë kryeministrin/en britanike, se “Ura e Londrës ‘ka rënë’”. Pas lajmërimit të kryeministrit, do të lajmërohet edhe populli. Parlamenti do të mblidhet për disa orë, ku edhe do t’i fillojnë procedurat për mbretin e ri.
3: Në atë sekondë që Elizabeta II do të vdes, princi Charles III do të bëhet mbret. Ai do të bëhet mbrojtësi i kishës angleze, dhe në ditët e para të mbretërimit të tij, ai duhet të vizitojë sa më shumë qytete të Britanisë që është e mundur.
4. Të gjitha gazetaret e televizioneve duhet të vishen me ngjyrë të zezë për 12 ditë, ndërsa BBC, nuk do të transmetojë asnjë program komik.
5. Paraja britanike, funta, do të ndryshojë, ku të gjitha paratë e letrës, të cilat e kanë pasur fotografinë e mbretëreshës, do të ndryshohen nga Banka Qëndrore Britanike, dhe në paratë ku ka figuruar Elizabeta II, do të figurojë mbreti i ri, Charles III.
6. Mundësia që të shkatërrohet Common Wealth. Qeveria dhe opozita Australiane, dëshirojnë që vendi i tyre të jetë një Republikë. Në rast të vdekjes së mbretëreshës, ata mund që ta refuzojnë mbretin e ri, dhe të dalin nga Common Wealth.
