Çfarë dihet për variantin Delta Plus së fundmi i konfirmuar në Kosovë?

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar gjatë ditës së sotme se në vend janë konfirmuar 12 raste të variantit Delta Plus.

Këto 12 raste të këtij varianti rezultuan pas testimit të 70 mostrave pozitive me COVID-19 të dërguara për analizë në Gjermani.

Mutacioni “Delta Plus” është variant i afërt me Delta-n, i cili u identifikua nga shkencëtarët britanikë.

Ndonëse ende nuk ka shumë të dhëna për variantin AY42 i njohur ndryshe si Delta Plus, studiuesit thonë se përhapet pak më shpejt se varianti i zakonshëm Delta.

Deri më tani nuk ka asnjë provë që ky variant mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore të pacientëve të prekur nga virusi.

Varianti Delta Plus ende nuk është emëruar zyrtarisht sipas një shkronje të alfabetit grek, për shkak se ende nuk është një variant me interes apo shqetësues.