Çfarë deklaruan prindërit e Elvana Gjatës për vrasjen në ish- Bllok dhe Ervin Matën

Në dosjen e Prokurorisë së siguruar nga “Panorama”, ku Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për Ervis Martinaj, janë zbardhur dhe një pjesë e dëshmive të prindërve të Elvana Gjatës.

Fatmir Gjata, i cili është i ati i Elvana Gjatës, ka deklaruar se ‘Elvanën kam rreth 2 javë që e kam takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e ka nip, me Ervin Matën ka rreth 1 vit që bashkëjeton’.

Ndërsa Donika Gjata, nëna e këngëtares ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip, dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton.

I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetases Donika Gjata, e cila ndër të tjera ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo e ka nip të sajin”, janë këto dëshmitë e prindërve të Elvanës.