Artan Murati

‘Çështja e vizave për sivjet ka përfunduar, ndoshta Haradinaj ka menduar për vitin 2019 ose 2020’

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot gjatë një konference për media tha se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza para festave të funditvitit.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi I dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndame. Besoj se do ta marrim liberalzimim jo shumë larg para viti të ri por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj në konferencë.

Ndërkaq Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për Ballkani.info tha se kjo është një deklaratë e pakuptimtë.

Murati tha se ndoshta Haradinaj e ka pasur fjalën për vitin 2019, ose për 2020, për shkak se sipas tij për vitin 2018 kjo çështje ka përfunduar.

“Ndoshta z.Haradinaj i është referuar vitit të ri 2019 ose edhe 2020, sepse për vitin 2018 çështja e vizave ka përfunduar. Nuk ka shanca teorike as praktike që një gjë e tillë të ndodhë, dhe kjo deklaratë është krejtësisht e pakuptimtë”, tha në një prononcim për Ballkani.info.

Ndërkaq kujtojmë se komisioneri evropian, Johannes Hahn, në një vizitë më parë kishte thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të shtyhen deri në vitin 2020. /Ballkani.info/