Himarë

Çështja e Belerit, Greqia nuk tërhiqet nga vetoja e vendosur ndaj Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias i përcolli një mesazh Shqipërisë të mërkurën, duke i kërkuar vendit që të respektojë standardet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian ndërsa përparon drejt anëtarësimit në BE.

Dendias e dha këtë mesazh nga qyteti verior i Janinës, Epir, ku përfaqësoi qeverinë greke gjatë manifestimeve përkujtimore për 111-vjetorin e çlirimit të Janinës nga sundimi osman.

Në deklaratën e tij, Dendias theksoi mbështetjen e palëkundur të Greqisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ai iu drejtua konkretisht Shqipërisë, duke thënë: “I referohem edhe Shqipërisë fqinje, e cila duhet të jetë gjithmonë në përputhje me acquis evropiane në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane”.

Dendias i ëshëtë referuar pikërisht për çështjen e Fredi Belerit, pasi Athina ka ripësëritur vazhdimisht thirrjet që të lejojë betimin e tij si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.