Votimi në veri

Certifikohet lista e votuesve për 21 prill

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën e votuesve në votimet e thirrura për 21 prill.

Në mbledhjen e saj KQZ mori vendim edhe për miratimin e procedurës per miratimin e kamerave.

Arianit Elshani nga KQZ ka thënë se kamerat në vendvotime do të përdoren sipas rregullores.

Ai ka thënë se ato do të vendosen ne anën e kundert te kabinës së votimit dhe se nuk do të cenohet fshehtësia e votës.

“Regjistrimi me kamera nuk do të ketë regjistrim të zërit, në to nuk do të vërehet se sa është ora, do të ketë time frame. Do të përdoren vetëm nëse ka ankesa, nesë dikush ankohet për ndonjë keqpërdorim të votës”, ka thënë Elshani.

KQZ-ja po ashtu ka marrë vendim edhe për akreditimin e grupit të parë prej 18 vëzhguesve, të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin e votimit më 21 prill.

VIDEO BONUS: