Certifikohen 13 trajnerë të rinj për mësimdhënie në UP

Është mbajtur ceremonia e certifikimit të trajnuesve të rinj nga Qendra për Ekselencë në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës.

Aty janë certifikuar 13 trajnerë të rinj përmes programit “Traning for Trainers” i financuar nga USAID-i.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, ka thënë se përmes këtij trajnimi është arritur sukses dhe kjo falë bashkëpunimit që ka dhënë USAID-i.

“Ky program ka dhënë sukses, ka treguar se sa jemi të suksesshëm dhe kjo është arritur fal USAID-it duke shpresuar që ky program të vazhdoj jo vetëm në UP, por edhe në të gjitha universitetet tjera. Të kemi mundësi që edhe profesorët tjerë të kolegjeve private të përfshihen në këto programe”, tha ai.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, i është gëzuar faktit të trajnimit të stafit akademik të UP-së.

Ai ka theksuar se Universiteti i Prishtinës është më mirë se kurdoherë, raporton EO.

Përfaqësuesi i USAID-i, Paul Vaca, tha se këto trajnime janë një mundësi e mirë për Kosovën.

“Urime trajnuesve të rinj, ju kemi dhënë kohën, punën dhe duhet të ndiheni krenarë sepse metodat e reja të mësimdhënies do t’u mundësojnë për një vend punë fitues. Me këtë Universiteti i Prishtinës ka treguar profesionalizëm për të arritur mësim nxënie. Arsimi i lartë duhet të rritet për t’i ndihmuar rinisë për të pasur sukses”.