Dhuna në familje

Certifikohen 111 hetues policorë për përdorimin e data-bazës për rastet e dhunës në familje

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministria e Drejtësisë ka bërë lansimin e tri moduleve të reja të integruara në data-bazën për evidentimin e rasteve të dhunës në familje”.

Po ashtu, në këtë ngjarje janë shpërndarë edhe certifikata për 111 hetuesit policorë të cilët janë certifikuar për përdorimin e aplikacionit të Data-bazës për evidentimin e rasteve të dhunës në familje.

Ministrja Albulena Haxhiu tha që kjo Data-bazë është shembull për rajoni edhe vendet e tjera.

Ajo tha se institucionet e tjera janë duke futur të dhënat e tyre në këtë Data-bazë, po që gjykata edhe prokuroria po ka probleme për futjen e të dhënave në të.

Haxhiu shtoi se në këtë Data-bazë bëhet gjenerimi i statistikave në nivel të rasteve të dhunës në familje, gjenerimi i statistikave sipas numrit të vikamave, gjenerimi i statistikave sipas numrit të kryerësve të dhunës në familje e disa të dhëna të tjera.

“Lansimin e moduleve për shërbimin korrektues të Kosovë, shërbimin Sprovues të Kosovës dhe agjencie juridike falas. MD ka filluar zhvillimin e data-bazën në vitin 2011 duke parë si nevojë emergjente. Duke marr parasysh që kjo kërkes del edhe nga Konventa e Stambollit, MD së bashku me UN Ëomen zhvilluan data-bazën. Institucionet e autorizuar në përditësimin e këtij sistemi janë policia, për të cilën dua të falënderoj sepse janë institucioni me korrekt në raport me futjen e të dhënave, qendra për punë sociale, mbrojtësit e viktimave, strehimoret, prokuroria dhe gjykata dhe këta të fundit sigurisht që kemi ende probleme për faktin se ende nuk i fusin të dhënat ashtu sic e kemi nënshkruar marrëveshje e mirëkuptimit. Kjo data-bazë ka krijuar mundësi të veçantë ku gjenerohen statistikat”, tha ajo.

Nuno Queiros, përfaqësues i UNDP-së, tha se këto module do të jenë shumë të rëndësishme.

Arbensh Avjazi, nënkolonel në PK, tha se më vendosjen e këtyre tre moduleve është hapur rruga për një shoqëri me të sigurt, raporton EO.

“Trajnimi për data-bzën tregon për përkushtimin, kemi hapur rrugën për një shoqëri më të sigurt. Ky partneritet garanton mbartjen dhe drejtësinë për të gjithë qytetarët. Certifikimi i hetuesve policorë për këtë bazë të dhënash shërben si dëshmi e angazhimit të tyre në luftën kundër dhunës në familje dhe mbështetjen për viktimat”, tha ai.