Cermonia e lamtumirës për Bujar Nishanin, Berisha dhe Kryemadhi kryejnë homazhe

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha ka nderuar ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Berisha shoqërohej gjithashtu edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

Komazhe për ish-presidentin kreu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari.

I pari që nisi homazhet për Nishanin ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta. Sakaq, figura nga Partia Socialiste nderuan ish-presidentin. E para nga kabineti qeveritar ishte ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Nderimet për ish-kreun e shtetit, që u nda nga jeta disa ditë më parë, nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00. Arkmorti me trupin e pajetë të ish-presidentit është vendosur në sallën “Skënderbeu” të Presidencës, ku familjarët po presin ngushëllimet.

Pas orës 12.00 arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Në ceremoninë e varrimit pritet të ketë edhe fjalime lamtumire. Ndërkohë që sot është ditë zie kombëtare.