Ceremonia masive e martesës, në Filipine 220 çifte mbajtën maska mbrojtëse nga frika e coronavirusit

Qindra çifte në Filipine kanë marrë pjesë në ceremoninë masive të martesës, duke mbajtur maska mbrojtëse nga frika e coronavirusit.

Ceremonia e përvitshme masive e martesës në Filipine, këtë vit ka qenë e pazakontë për dallim nga vitet e kaluara – kjo për faktin se çiftet kanë mbajtur maska mbrojtëse për arsye shëndetësore.

Masat preventive të ndërmarra janë theksuara dukshëm në vende të ndryshme të botës, dhe kështu nuk pati sesi të anashkalohet edhe në këtë vend.

Ceremonia masive e martesës është mbajtur në qytetin Bacolod në Filipine, ku morën pjesë 220 çifte që u betuan për besnikëri.