Ceremonia e Pavarësisë i bënë bashkë pozitë e opozitë

Ceremonia për nder të ditë së Pavarësisë ka bërë bashkë udhëheqësit e shtetit, partitë opozitare dhe ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë.

Nën patronatin e u.d Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është duke u mbajtur ceremonia për nderë të përvjetorit të 13, të shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kryetari i LVV’së, Albin Kurti, kryetari i PDK’së në detyrë, Enver Hoxhaj dhe zyrtarë të tjerë të partive.

Po ashtu, të pranishëm janë përfaqësues të zyrave ndërkombëtare në vend dhe ambasadorët e huaj