Ceremonia e dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë

Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ në një ceremoni po ndanë për nder të festës së pavarësisë 17 banesa për familjet në nevojë.

Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati në prani të shumë politikanëve dhe shoqërisë civile po shpërndan qelësat për secilën familje.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i Komunës së Skënderajit, Bekim Jashari ku tha se populli kosovarë është humanë dhe atdhedashës.

“Ka shumë raste në nevojë por populli ynë është aq human e atdhedashës. Për mua është patriot ai që ndërton dhe ndihmon të tjerët, ky është amaneti i dëshmorëve tanë”.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni gjithashtu ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi, ai tha se Halil Kastrati është duke e dëshmuar se shqiptarët janë të bashkuar.

“Hoxha Halil Kastrati është duke e dëshmuar edhe njëherë sikur dikur që jemi bërë bashkë, e kemi mposhtur Serbinë, tash duhet ne me qenë bashkë prap dhe të mposhtim varfërinë.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, në fjalimin e tij uroi të gjitha familjet për këto banesa

“Halil Kastrati është bekim jemi të bekuar që e kemi, sepse mësojmë çdo ditë prej tij”, tha Matoshi.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, në fjalimin e tij për këtë ceremoni tha se ndjehet tejet krenar që gjendet aty.

“Komuna e Prishtinës ka shumë nevojë pasi jemi një ndër komunat me të mëdha, andaj sot kemi një derë të hapur që e kemi Halil Kastratin që sadopak të ju vijmë në ndihmë atyre që kanë nevojë”./Ballkani.info