Ministri i Kulturës në detyrë, Hajrulla Çeku, ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun për mbrojtjen e paligjshmërisë dhe përpjekjet për të fshehur dështimin e qeverisjes në kryeqytet.

Çeku theksoi se gjatë katër viteve të kaluara, ata nuk kanë arritur të realizojnë projekte të vlefshme për qytetarët, duke i hedhur fajin qeverisë qendrore.

Ai theksoi se shkeljet ligjore dhe keqpërdorimi i buxhetit nga Komuna e Prishtinës janë raportuar në institucionet e drejtësisë dhe se vonesa në adresimin e këtyre shkeljeve do të dëmtojë rëndë buxhetin e kryeqytetit.

Çeku kërkoi respektimin e ligjit dhe procedurave për çdo investim dhe theksoi se Ministria e Kulturës ka mbështetur projektet e komunës me dhjetë milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës kulturore dhe sportive.