Gjenerali

Çeku për mediat serbe: Me armët më moderne do ta mbrojmë Kosovën

Trazicioni i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri do të zgjasë 10 vjet dhe tërë procesin do ta mbikqyr NATO.

Kështu ka deklaruar për televizionin serb Prva, zëvendësministri i FSK dhe ish komandanti i UÇK-së, Agim Çeku.

Çeku ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të jenë kërcënim për rajonin, por ka shtuar se do të posedojnë armët më bashkëkohore për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, transmeton Ballkani.info.

“Kemi armatim të këmbësorisë, më modernet që deri më tash ekzistojnë në ushtritë perëndimore. Do të kemi artileri, mbrojtje kundërajrore, mbrojtje kundër armëve biologjike. Por sigurisht nuk do të kemi aftësi ofensive , e as armatim ofensiv, por as doktrinë ofensive”, ka thënë gjeneral Çeku.

“Këto janë forcat të pastra mbrojtese për të angazhuara për mbrojtjen e territorit dhe njerëzve të Kosovës”, ka theksuar ai. /Ballkani.info/