Çekia rihap shkollat e dyqanet pas një kohe të gjatë bllokimi

Shkollat, bibliotekat, kopshtet zoologjike dhe disa dyqane janë rihapur të hënën në Çeki pas muajsh mbyllje për shkak të COVID-19, në një nga vendet më të goditura në botë.

Gjendja e jashtëzakonshme gjashtëmujore iu dha fund në mesnatë, duke hequr kufizimet e lëvizjeve, duke përfshirë bllokim total natën dhe ndalim të udhëtimit jo-thelbësor midis rretheve të ngushta.

Fëmijët në parashkollorë dhe klasat 1-5 u kthyen në shkollë, kryesisht mbi baza rotacioni javor. Nxënësit duhet të bëjnë një test përmes hundës dy herë në javë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 976 raste të reja me koronavirus të dielën, numri më i ulët ditor që nga shtatori. Mesatarja shtatë ditore ra në më pak se 4 mijë, ende e lartë krahasuar me shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, por më poshtë se mbi 12 mijë sa ishte në fillim të marsit, kur u vendos bllokimi më i ashpër.

Qytetarët çekë janë shprehur të lodhur nga ndryshimet qeveritare, me këta të fundit që i kanë premtuar se rihapja kësaj radhe do të ndodhë më shpejtë.