Presidenti i UEFA-s

Ceferin nuk do të kandidojë për president të UEFA-s në vitin 2027 edhe pse prej sot ia lejon statuti deri më 2031

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka njoftuar se nuk do të kandidojë për president të UEFA-s në zgjedhjet e vitit 2027.

Ndërkohë, sot përkundër reagimeve, pakënaqësive dhe dorëheqjeve si ajo e Zvonimit Bobanit, Kongresi i UEFA-s i ka bërë ndryshimet statutore, sipas të cilave, sllovenit i mundësohet ta mbajë postin e presidentit deri në vitin 2031.

SIdoqoftë, Ceferin ka njoftuar se do të jetë numri 1 i shtëpisë së futbollit evropian vetëm edhe 4 vjet prej tash.