Çedomir Stojkoviq

Çedomir Stojkoviq bën kallëzim penal kundër BIA-s për arrestimin e Sanduloviqit

Avokati Çedomir Stojkoviq sot ka bërë kallëzim penal kundër Agjencisë së Sigurisë Informative për, siç ka thënë ai, trajtim të paligjshëm dhe privim nga liria të Nikolla Sanduloviqit.

“Me kolegun tim Michael Polak kam bërë kallëzim penal kundër anëtarëve të Agjencisë për Informim të Sigurisë për keqtrajtim dhe torturim të Nikolla Sanduloviqit dhe privim të paligjshëm të lirisë, si dhe kundër prokurores publike Irene Radivojeviq dhe gjyqtares Milica Grujiq nga Nishi, sepse ata urdhëroi ndalimin e paligjshëm për një absurd faktin se: “ai vendosi lule mbi varrin e një fëmije të vrarë 7-vjeçar shqiptar”, tha Stojkoviq.

“Sepse askush nuk duhet rrahur dhe askush nuk duhet të ndalohet vetëm për vendosjen e luleve mbi varrin e dikujt! Menjëherë pas paraqitjes së kallëzimit penal do t’u drejtohemi mediave”, tha Stojkoviq.

Ai përkujtoi se “Nikola Sanduloviq u lirua nga paraburgimi pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm dhe pas kritikave të shumta nga perëndimi për shkak të këtij rasti të egër”.