Çdo 40 sekonda një person vret veten në botë, në Kosovë për një vit kaq persona vrasin veten

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 800 mijë njerëz në vit vdesin nga vetëvrasja, që i bie një person çdo 40 sekonda, ndërsa në Republikën e Kosovës vetëm gjatë vitit të kaluar 39 persona kanë kryer vetëvrasje.

Numri i vetëvrasjeve në Kosovë po mbetet ende shqetësues, duke qenë se nga viti në vit ka rritje të këtyre rasteve. Sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë vitit 2018 për 10 muaj kanë kryer vetëvrasje 22 persona, ndërsa gjatë 2019, 39 persona i kanë marrë jetën vetes, që i bie 24.8% e vdekjeve në Kosovë janë vetëvrasje.

Tek vetëvrasjet në Kosovë sipas ASK’së prin grup mosha 20-40 vjeç, ndërsa arsyet janë nga më të ndryshmet, vafëria, depresioni, sëmundje, dhuna në familje, etj.

Ndërsa, të dhënat e përgjithshme nga vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2019, kanë qenë 10.560, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 9.430 raste, kurse vdekjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1.130 raste.

Nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë, 5 105 raste janë meshkuj, ose 54.1%, dhe 4 325 janë femra, ose 45.9%.

Në institucione shëndetësore kanë ndodhur 42.8% e rasteve të vdekjeve, 55.7% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5% në vend tjetër.

Vërjetje: Këto të dhëna janë vetëm për vitin 2019, ato të vitit 2020 nuk janë publikuar akoma nga ASK’ja..

Sot është Dita ndërkombëtare e parandalimit të vetëvrasjeve. OBSH thekson se vetëvrasjet nuk ndodhin vetëm në vendet me të ardhura të larta por është një fenomen global në të gjitha rajonet e botës. Në fakt 78% e vetëvrasjeve në botë ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare,.

Lidhja mes vetëvrasjeve dhe çrregullimeve mendore, veçanërisht depresionit dhe çrregullimeve të përdoruesve të alkoolit, është e konsoliduar tashmë në vendet me të ardhura të larta, shumë vetëvrasje ndodhin menjëherë në momente krizash për shkak të mungesës së aftësisë për të përballuar streset e jetës siç janë problemet financiare, prishjet e marrëdhënieve në çift apo dhimbjet dhe sëmundjet kronike.