Cavani bind drejtuesit e Unitedit, rinovon kontratën

Sulmuesi Edinson Cavani ka bindur drejtuesit e Manchester Unitedit për vazhdimin e kontratës me klubin anglez. 

Cavani shpërtheu në pjesën vendimtare të sezonit, dhe përformancat e tij janë shpërblyer me një kontratë të re një-vjeçare, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

34-vjeçari erdhi në ‘’Old Trafford’’ verën e kaluar, deri në fund të këtij muaji i skadonte kontrata me Djajtë e Kuq.