Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka komentuar rreth takimit që të martën ka mbajtur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, emisari i ri i BE-së, Peter Sorensen.

Bild ka shkruar se dialogu me Sorensenin si ndërmjetësues është ristartuar të martën dhe sipas tij pritjet për zhvillime të mëdha në proces duhet të mbahen brenda limiteve, meqë është vetëm fillimi i Sorensen si emisar.

“Mendoj se pritjet për një përparim të madh duhet të mbahen brenda kufijve të caktuar për momentin”, ka shkruar ai.

With Peter Sørensen as new 🇪🇺 man for the issue the 🇷🇸 🇽🇰 dialogue was restarted yesterday. I think expectations for big breakthrough should be held within distinct limits for the time being. https://t.co/4zATclMo04

— Carl Bildt (@carlbildt) June 11, 2025