Cardi B ‘zhgënjen’ fansat me dukjen natyrale

Cardi B dëshpëroi ndjekësit me paraqitjen pa grim dhe flokët natyrale.

Cardi B njihet për ndryshimet drastike, ajo shfaqet me paruke në tapein e kuq dhe në skenë.

Por, reperja 27-vjeçare pozoi me dukjen natyrale dhe flokët të hënën, kur postoi në Instagram për 67 milionë ndjekësit e asj.

“Ok njerëz, kështu janë flokët e mi. Kjo është struktura ime e flokëve”, tha Cardi me krenari.

Reperja tregoi figurën në bikini të bardha, ndërsa nuk kishte vendosur grim në videot që i ndau në InstaStory.

Flokët i kishte lëshuar në krahë dhe poshtë gjoksit të saj.

Ajo vazhdoi: “Flokët e mia bëhen kështu kur i thani dhe më pas dy ditë më vonë duket si kjo. Edhe kur i bëni gërsheta ato”.

Fituesja e çmimit “Grammy” tregoi edhe se çfarë maske përdor për të rregulluar flokët. Ajo kombinoi avokado të freskët, vajin e avokados, vajin e arganit dhe majonezën për të krijuar ilaçin natyral të flokëve.