Cardi B i bën vajzës dhuratë për ditëlindje në vlerë prej 100 mijë dollarësh

Ylli botëror, Cardi B, nuk ka dyshim se është njëra nga reperet më të komentuara në faqet rozë.

Duke filluar që nga performancat e saj të nxehta, jeta luksoze, e së fundmi edhe ajo private ka bërë që të jetë çdo herë në qendër të vëmendjes.

Reperja, e cila vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë, së fundmi i ka blerë vajzës së saj Kulture një dhuratë mjaft luksoze në ditëlindjen e parë.

Fëmija i artistëve të famshëm feston njëvjetorin e lindjes muajin e ardhshëm dhe për dhuratë ka marrë një varëse të punuar me diamante dhe me karakteret e preferuara të saj nga “Word Party”.

Kjo dhuratë ka një vlerë marramendëse që kushton 100 mijë dollarë (87 mijë euro), e punuar nga gjiganti i bizhuterive Eliantte.

Ndryshe, Cardi B në BET Awards 2019 rrëmbeu dy çmime, për albumin e vitit “Invasion of Privacy” dhe si artistja më e mirë femër e zhanrit hip-hop.

loading…