Cardi B i bashkohet kastit të aktorëve të “Fast and the Furious 9”

Cardi B do të aktrojë në “Fast and the Furious 9”.

Reperja bëri debutimin në kinematografi me filimin “Hustlers” në shtator, ku luante bashkë me Jennifer Lopez, shkruan People.

Cardi B tani është bashkuar me familje ne “Fast and the Furious 9”.

Ylli i filmit, Vin Diesel e ndau me ndjekësit një video në Instagram, të martën, duke zbuluar se reperja 27 vjeçe është pjesë e kastit të pjesës së nëntë të filmit.

Cardi ka një rol të vogël, ende të pazbuluar në film, njoftoi “Entertainment Weekly”. Reperja në video thotë se është e lodhur.

Në anën tjetër, Diesel tha se është dita e fundit e xhirimeve në Britani.

loading…