debate

Cardi B fal tradhtinë! Offset bëri ndryshime të mëdha për të fituar zemrën e saj

Kanë kaluar 2 muaj që prej ndarjes së çiftit më të njohur në Hollywood për shkak të tradhtisë. Debatet mes Cardi B dhe Offset duket se kanë marrë fund dhe janë gati të provojnë sërish se marrëdhënia mes tyre mund të funksionojë.

TMZ ka raportuar se Cardi B ka falur Offset dhe e ka pranuar sërish në shtëpi. Një prej gjërave që vërteton se janë bashkë është fotografia që shpërndau reperja në rrjete sociale ku dukej Offset duke puthur vajzën e tyre Kulture.

Cardi e postoi fotografinë duke shkruajtur se do donte të ishte në shtëpi. Ndërkohë Offset ka punuar shumë që të fitojë sërish zemrën e gruas së tij pasi dolën mesazhet e tij duke flirtuar me një femër tjetër.

Ai bëri disa ndryshime për të qenë sërish pranë bashkëshortes së tij. Fillimisht ndërroi numrin e celularit, të cilin do ta përdorë vetëm për biznes dhe për të kontaktuar Cardin. Ndërkohë asnjë femër nuk do ti afrohet Offset në koncertet e tij. Nuk është e habitshme që reperja e ka pranuar sërish babain e të bijës. Disa javë pas ndarjes, ata u takuan në Meksikë pasi Cardi kishte nevojë për të kryer marrëdhënie seksuale.