Captial T me dedikim romantik për vajzën misterioze

Capital T është një nga reperët më të njohur të showbizit shqiptar i cili lancon rishtazi hite njëri pas tjetri.

Por reperi i njohur nuk komentohet vetëm përsa i përket muzikës por edhe për jetën e tij private për të cilën është shumë diskret.

Por sot Capital T i ka habitur të gjithë fansat e tij me foton e publikuar me vajzën misterioze.

Ai nuk ja ka publikuar fytyrën por i ka bërë një dedikim romantik nëpërmjet një kënge të Drake.

“I kam sytë te ti, je gjithçka që shoh”, ka shkruar Capital T dhe kaq mjaftoi që fansat “të çmenden”.

Por fakti që ka fshehur fytyrën e saj, i ka bërë fansat të mendojnë se ka diçka të dyshimtë.

Shumë prej tyre i shkruajnë reperit që të publikojë emrin e vajzës dhe një foto me fytyrën e saj.