Reperi

Capitalit i shkruan reperi i tij i preferuar botëror

Capital T ka marrë një mesazh nga reperi i tij i preferuar.

Dihet se reperi Capital T e ndjek karrierën e Drake me shumë vëmendje dhe jo rrallëherë ai është inspiruar nga muzika e stili i Drake.

Tani Trimi ka treguar se është pikërisht Drake ai që i ka dërguar një mesazh në profilin e tij zyrtar në Instagram, shkruan Gazeta Express.

Megjithëse nuk e ka zbuluar se çfarë i ka thënë, mesazhi për Kapon fillon me: ‘Faleminderit për..”

Çfarë do që të jetë, me siguri se i ka bërë ditën më të bukur Trimit, i cili e ka reperin kanadez idol./Gazeta Express