Capital T zbulon se ka nisur përgatitjet për albumin e gjashtë

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Capital T, pëlqehet në masë të madhe për vokalin – e nisur nga kjo deri më tani ka realizuar edhe hite të shumta.

Ai është një nga të preferuarit në estradë, ndonëse ka punuar fort për të arritur suksesin që e gëzon sot.

Krahas projekteve e bashkëpunimeve, këngëtari ka realizuar edhe pesë albume që rezultuan me miliona klikime në platformën YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Trim Ademi (emri i vërtetë) së fundmi në emisionin “Barber Shok” me Fis Junikun ka treguar se është në përgatitje të albumit të gjashtë.

“Unë e di që nuk do të jem këtu përgjithmonë duke bërë muzikë. Nuk mendoj se do të jetë shumë shumë larg. Nuk do të jetë shumë larg tërheqja. Mendoj që një artist nesër pasnesër duhet me u vlerësu prej diskografisë. Mendoj se diskografia ime është goxha e pasur”, ka thënë ai fillimisht.

“Pesë albume i kam në treg, tani jam duke e bërë edhe albumin e gjashtë”, vazhdoi më tej 30-vjeçari.

Capital T ndërkaq nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth këtij projekti, të cilat pritet t’i shpalosë ditëve në vijim.