Capital T uron të ëmën për ditëlindje: Faleminderit për gjithçka

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është mjaft aktiv dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Në ditën e sotme (e martë), ai ka bërë një dedikim të veçantë për personin e zemrës.

Me anë të një fotografie të shpërndarë në Instagram, artisti tregon se sot feston ditëlindjen nëna e tij.

“Sot është një ditë shumë e veçantë. Është ditëlindja e mbretëreshës sime. Faleminderit për gjithçka nënë. Do të festojë për ty deri kur të vdes, të dua shumë. Zoti të bekoftë”, ka shkruar ai.

Në foto shihet një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, ku pas saj fshihet imazhi i të ëmës.

Të shumta kanë qenë urimet që mori Kapo në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.

Këngëtari i famshëm e ka theksuar disa herë se ruan një raport shumë të mirë me nënën.