Reperi shqiptar, Capital T, është njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të humanistit nga Prizreni, Halil Kastrati.

Ai ka marrë pjesë vullnetarisht shumë herë për t’u ndihmuar familjeve në nevojë, e së fundmi reperi shtruar iftar për 310 persona në restorantin e humanistit Kastrati.

Ishte hoxha dhe humanisti Halil Kastrati ai i cili e bëri të ditur këtë nëpërmjet Instagramit. Foto nga darka e iftarit ka publikuar edhe Capital T në llogarinë e tij në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BxfnGpCARnG/?utm_source=ig_embed