Capital T

Capital T ndan një video nga atmosfera në Hamburg – në sfond dëgjohet kënga e tij “Albania”

Rap-artisti i njohur, Capital T, pak para Euro 2024 ka publikuar një projekt të ri të titulluar “Albania”.

Kjo njëherësh është kënga zyrtare e Shqipërisë për në Kampionat Evropian.

Kënga u lëshua në stadiumin e Hamburgut, në lojën e Shqipërisë me Kroacinë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë vet Kapo që ka ndarë një video nga atmosfera që është krijuar në stadium.

“Atmosferë fantastike në Hamburg. Përjetësisht me ty, Shqipëri”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Të dy kombëtaret e kanë këtë ndeshje thuajse vendimtare për fatin e tyre dhe duan të marrin pikët e para në Kampionatin Evropian.

Ndeshja e dytë në kuadër të Grupit B është duke u zhvilluar në “Volksparkstadion” të Hamburgut.