Capital T e pranon se ka qenë në lidhje me këngëtare shqiptare

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Capital T, vazhdon të jetë tejet i rezervuar sa i përket jetës së tij private.

Ai asnjëherë për publikun nuk ka zbuluar ndonjë romancë dashurie, përkundër se është përfolur për lidhje me emra të njohur të estradës.

Pikërisht për këtë temë, 28-vjeçari iu përgjigj njërit prej ndjekësve në InstaStory përmes opsionit pyetje-përgjigje.

“A ke pasur ndonjëherë të dashur të showbizit?”, ka qenë pyetja e ndjekësit, teksa nuk mungoi as replika e reperit duke thënë, “Po kam pasur”.

Ndërkohë, Kapo ditë më parë ka folur edhe për qëndrimet e tij rreth martesës me shkrimin se, “Nuk shkon me moshë, por kur te ndjen që je i gatshëm t’i marrësh ato përgjegjësi edhe e ki personin e duhur që ta provon fashurinë dhe që i tejkalon krejt sendet për ty, po normalisht duhet me qenë reciproke”.